Shqetësimet lidhur me kërcënime të menjëhershme të plagosjes fizike ose dëmtimit të pronës nuk duhet të raportohen në këtë faqe web. Nëse keni nevojë për ndihmë urgjente, ju lutemi të kontaktoni autoritetet tuaja lokale ose shërbimet e urgjencës.
Menaxhimi i CCH dëshiron dhe inkurajon që ju të paraqitni një raport, në qoftë se jeni në dijeni për ndonjë aktivitet shqetësues. Raportimi juaj mund të minimizojë ndikimin negativ të mundshëm për kompaninë tonë.
Të gjithë të punësuarit e CCH janë në detyrë të respektojnë standardet etike të kompanisë. Nëse jeni në dijeni për ndonjë sjellje, e cila përfaqëson një shkelje të Kodit të Sjelljes, ju duhet ta raportoni sa më shpejt. Në këtë mënyrë, kompania do të jetë në mundësi që të korrigjojë problemin në kohën e duhur, idealisht para se të kthehet në një shkelje të ligjit ose një rrezik për shëndetin, sigurinë dhe reputacionin e kompanisë.
Ju keni disa opsione për raportimin e shqetësimeve: Mbikëqyrësi juaj për çështje të pajtueshmërisë me kodin, Menaxheri juaj i Përgjithshëm, Shefi i funksionit tuaj, Drejtori Ligjor në nivel të vendit dhe Mbikëqyrësi kryesor për çështje të pajtueshmërisë me kodin. Në rast të çështjeve financiare, kontabilitetit dhe auditimit, raporti duhet t'i paraqitet te Kontrolluesi në nivel të Grupit, Shefit të Auditimit të Brendshëm ose Komitetit të Auditimit. Në rast të shkeljeve të rënda, siç janë ato që lidhen me nivele të larta të menaxhmentit, shuma të larta, raporte financiare të shtrembëruara, raporti duhet t'i paraqitet Këshillit të Përgjithshëm të Grupit, CFO-së të Grupit ose Shefit të Auditimit të Brenshëm. Megjithatë, ne pranojmë se ekzistojnë rrethana që ndoshta ju nuk dëshironi të raportoni në këtë mënyrë. Në raste të tilla, ju mund të paraqisni raportin përmes telefonit.
Sistemi hotine është krijuar për të mbrojtur anonimitetin tuaj. Megjithatë, në qoftë se ju dëshironi që të mbeteni anonim, ju duhet, si raportues, të siguroheni që raporti nuk do të zbulojë identitetin tuaj. Për shembull, parandaloni fjali si për shembull "Nga zyra ime, e cila është pranë zyrës së z. John Smith...".
Po. Do t'ju kërkohet që të ofroni të njëjtin informacion si në raportin në internet.
Ka një seksion në raport për identifikimin tuaj, në qoftë se dëshironi të identifikoheni. Nëse ju zbuloni identitetin tuaj, ne do të marrim çdo masë të arsyeshme për të mbajtur identitetin tuaj konfidencial, për të kryer një hetim të plotë dhe të drejtë, në pajtim me ligjin në fuq. Ne do të konfirmojmë pranimin e raportit dhe do t'ju informojmë për zhvillimin e tij, nëse është e mundur.
Raportimi i ndershëm nuk do të thotë domosdo që ju keni të drejtë. Vetëm duhet të besoni që informacioni i ofruar është i saktë.
Raportet futen në një server të sigurt për të parandaluar çdo shkelje të mundshme të sigurisë. Raportet dërgohen në Departamentin e Kontrollit të Korporatës, i cili mban përgjegjësi për shqyrtimin e raporteve të paraqitur përmes linjës hotline.
Në fund të thirrjes telefonike ose raportit përmes internetit, ju do të merrni një Çelës Raport dhe do t'ju kërkohet që të krijoni një fjalëkalim. Me ndihmë të Çelësit të Raportit dhe të fjalëkalimit, ju mund të ktheheni në faqen web ose të telefononi për t'u qasur në raportin origjinal. Atëherë ju mund të shtoni ndonjë informacion shtesë që ju keni. Ju rekomandojmë që të ktheheni në faqen web ose të telefononi përsëri pas 5 - 7 ditëve, me qëllim për t'u përgjigjur pyetjeve të kompanisë, nëse ka.
Korrespondenca në faqen web mbahet me të njëjtin konfidencialitet si raporti fillestar.
Nëse rast të humbjes, Çelësi i Raportit dhe/ose fjalëkalimi nuk mund të rikthehen. Duhet të krijoni një raport të ri.